Ilirid Ademi, futbollisti i rradhës nga Maqedonia që i bashkohet Erzenit

Ilirid Ademi shton numrin e futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, që i bashkohen  skuadrës së Erzenit, që edicionin e ri do të bëjë gara në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë. Skuadra nga Shijaku e nisi mbarë sezonin e ri, që startoi këtë fundjavë, duke mundur Vllazninë me rezultatin minimal 1:0, ndërsa kjo shtoi apetitet e drejtuesve të kësaj skuadre, që nuk po kursejnë asgjë në përforcimin e Erzenit.

Kështu, Ademi ju bashkohet futbollistëve, si Ardit Iljazi, Nehar Sadiki dhe Florian Kadriu, për transferimet e të cilëve, “infOSport.mk” ju kishte njohur me kohë.

27-vjeçari Ademi së fundmi ishte pjesë e Egnatias, ndërsa i njëjti do të ndihmojë Erzenin në krahun e majtë të sulmit, edhe pse mund të aktivizohet edhe në pozicionet e tjera të repartit sulmues.

Ademi në karrierën e tij sportive është aktivizuar me Gostivarin, Makedonija Gj.P, Renovën dhe Shkupin në Maqedoni, ndërsa nga vera e vitit 2021 ai u transferua te Laçi, që vetëm pas 6 muajve ti bashkohet Egnatias.
Në Superligën shqiptare, Ademi numëron 26 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, ndërsa 2 gola të tjerë kishte realizuar në 6 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Kupës së Shqipërisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply