Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit ka marrë pikët e para në sezonin e ri, pasi sot në terren vendas mundi Pobedën nga Prilepi me shifrat 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Figurë qendrore te ekipi vendas doli të jetë Sefer Emini, i cili realizoi dy gola në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Makedonija GJ.P., për të cilën skuadër shënuan edhe Kristijan Stojkoski dhe Xhon Mena Perez.
Për kolumbianin ishte ky goli debutues me fanellën e Makedonija GJ.P, pasi i njëjti arriti gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Renovës.
Në anën tjetër golin e vetëm, me të cilin Pobeda përkohësisht barazoi shifrat, e realizoi strugani Atdhe Mazari në minutën e 17-të.
Te Pobeda përveç Mazarit, për gjatë 90-të minutave luajti edhe Hamza Ramani, ndërkohë në bankinë mbeti Agon Hani.
Pas kësaj fitore, Makedonija GJ.P renditet në pozitën e 5-të me 3 pikë, ndërkohë për Pobedën ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje, me ç’rast kjo skuadër aktualisht renditet në pozitën e 10-të. (infOSport.mk)