FC Shkupi dhe FC Ballkani në pushim shkojnë me nga një gol të shënuar, duke lënë gjithçka hapur për në pjesën e dytë, ku shpresojmë të ketë sërish gola, shkruan “infOSport.mk”.
FC Shkupi ishte më kërkues dhe kishte më shumë nga loja, ndërsa më së miri dëshmojnë edhe 14 goditjet në drejtim të portës mysafire, 8 prej të cilave ishin brenda kuadratit. Megjithatë vetëm një prej tyre gjeti rrjetën e Luljanoviç, edhe atë goditja me kokë e Sandej Adentunxhit në minutën e 19-të.
Nuk vonoi shumë dhe në anën tjetër pas një harkimi nga e djathta të Armend Thaçit, sulmuesi Albion Rahmani shënoi për 1:1.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 22-të, ndërsa deri në mbyllje të pjesës së parë, vlen të përmendet goditjet nga distanca të Alvarez dhe Kueven, por që Luljanoviç ishte në vendin e duhur, duke mos lejuar edhe golin e dytë në rrjetën e tij. (infOSport.mk)