Shkëndija ka avansuar vetëm pas 6 minutave lojë përballë Skopjes, ndeshje kjo e mbetur e javës së parë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Vagner Gonçalves vendosi të ekzekutojë goditjen e lirë, ndërsa një gjë të tillë e bëri mjaft mirë, edhe pse në golin e tij gisht kishte njëri prej mbrojtësve të Skopjes në tentativë për të pastruar rrezikun, vetëm se e ndihmoi brazilianin për të kaluar në epërsi Shkëndijën.
Gonçalves u kanos sërish vetëm 3 minuta më pas, mirëpo goditja e tij këtë herë nga brendia e zonës u ndal nga portieri, Andreja Efremov.
Kujtojmë është kjo ndeshja e 11-të mes këtyre dy skuadrave në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Parë, ku Shkëndija ka regjistruar 7 fitore, derisa 3 ndeshje ishin mbyllur me barazim. (infOSport.mk)