Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë e “play-off” në Ligën e Konferencës së UEFA-s, ndërmjet dy skuadrave shqiptare, kampionit të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupit dhe kampionit të Kosovës, FC Ballkanit.
E emocionet e kësaj ndeshjeje, e cila zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, do të mund t’i përjetoni edhe nëpërmjet ekraneve televizive.
Përballja e këtyre dy skuadrave do të transmetohet në dy kanale televizive, edhe atë në Radio Televizionin shtetëror të Kosovës, RTK 1, si dhe në Supersport 2, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja skuadrat synim kanë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrat në fjalë, që veçmë kanë shkruar histori, me kualifikimin e tyre ndeshjet e “play-off”.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Ballanit starton në ora 21:00. (infOSport.mk)