Demiri: Ta shfrytëzojmë terrenin vendas

FC Shkupi të enjten do të mirëpret Ballkanin në ndeshjen e parë “play-off” të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”. Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm, përmes së cilës skuadra nga Çairi mund të shkruaj një histori të re, nga tabori i tyre ka folur Besir Demiri, një nga transferimet e fundit të FC Shkupit në këtë afat kalimtarë të verës.

Shkupjani para gazetarëve tha se njeh shumë mirë kualitetin e skuadrës kundërshtare, megjithatë mendon se FC Shkupi duhet shfrytëzuar terrenin vendas dhe në Prishtinë në ndeshjen e kthimit që në program është pas një jave, të shkojnë me epërsi.

“E di për kualitetin e skuadrës së Ballkanit, por ne jemi të qetë, kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve në mënyrë intesive me qëllim që të marim një rezultat pozitiv. Sigurisht që përparësi e jona është tereni vendas dhe tifozët, por nuk duhet të mashtrohemi nga kjo sepse kjo ndeshje është vetëm njëra pjesë” – u shpreh Besir Demiri, i cili në pyetjen gazetareske nëse do të luante titullar përballë Ballkanit, tha se një gjë të tillë vendos trajneri Goce Sedlloski. (infOSport.mk)

Leave a Reply