Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori.
Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.
“Indeksonline” mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative.
Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.
Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.
Besa ka fituar tri herë titullin kampione e Kosovës, derisa tri herë të tjera ka fituar edhe trofeun e Kupës.
Kujtojmë këtë vit një gjë e tillë në futbollin tonë vendor ndodhi edhe me ekipin e Renovës, gjithashtu kampion i Maqedonisë dhe fitues i Kupës.