FC Shkupi të enjten në mbrëmje në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret kampionët e Kosovës, Ballkanin, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës.
Duke filluar nga nesër, të gjithë të interesuarit për të ndjekur këtë ndeshje do të kenë mundësinë të pajisen me biletë, që ka një çmim simbolik prej vetëm 100 denarëve.
Vërtetë një gjest mjaft i mirë ky i drejtuesve të FC Shkupit, që në këtë mënyrë ju mundësojnë të gjithëve për të ndjekur nga afër këtë super ndeshje, përmes së cilës skuadra nga Çairi mund të shkruaj historinë.
Ndeshja e së enjtes në arenën “Todor Proeski” starton në ora 21:00, ndërsa ekipi fitues nga të dyja përballjet do të sigurojë një vend për në grupet e Ligës së Konferencës.
Më poshtë keni edhe njoftimin e FC Shkupit, se ku mund ti gjeni biletat: