Arbitra islandezë për ndeshjen FC Shkupi-Ballkani

FC Shkupi dhe Ballkani të enjtën në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojnë ndeshjen e parë “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Sfida e cila nis nga ora 21:00 po pritet me mjaft kureshtje nga tifozët shqiptarë të të dyja skuadrave, ndërsa tashmë UEFA edhe ka caktuar arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në Shkup.

Drejtësia u është besuar arbitrëve islandezë me kryesorin Ivan Orri Kristjansson, i cili do të ndihmohet nga Birkir Siguroarson dhe Johan Gunnar Guomundsson, ndërsa arbitër i katërt do të jetë, Thorvaldur Árnason. (infOSport.mk)

Leave a Reply