Struga Trim Lum i’a doli edhe në Shtip, vendosi goli i Hogan Ukpa (VIDEO)

Dy ndeshje, dy fitore për Struga Trim Lum dhe vendi i parë për këtë skuadër, që sot në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor mundi ekipin e Bregallnicës midis Shtipit. Për më tepër skuadra strugane sërish nuk pranoi gol, ndërsa në anën tjetër shënoi me anë të Hogan Ukpa, përforcimit të ardhur gjatë kësaj vere nga rradhët e FK Liepaja nga Letonia, njofton “infOSport.mk”.

Nigeriani 20-vjeçar golin e fitores për Struga Trim Lum e realizoi në minutën e 87-të, kur me të djathtën e tij nga një distancë prej rreth 22metrash shënoi një gol mjaft të bukur.


GOLIN E HOGAN UKPA, NDIQE KËTU. 


Ishte ky goli i parë për Ukpa në futbollin tonë elitar, edhe atë vetëm pas dy xhirove, ku ka regjistruar edhe 1 asist.

Aksionit të golit i parapriu një kundër sulm i shpejtë i struganëve, me Ibraimin që nuk u shfaq vetiak, dhe në momentin e duhur  asistoi për Fatjon Jusufin, i cili nuk arriti që nga afrsia të shënojë.

Me këto 3 pikë, Struga Trim Lum bëhet skuadra e vetme me 6 pikë të tubuara pas dy xhirove të para, duke lënë pas vetes Sileksin me 4 pikë, ndërsa me nga 3 pikë në vijim renditen Akademia Pandev, FC Shkupi, Tikveshi dhe Bregallnica. (infOSport.mk)

Leave a Reply