Erzeni angazhon mesfushorin e Renovës

Erzeni nuk ka të ndalur në merkato, teksa kjo skuadër ka arritur që të bëjë për vete edhe mesfushorin kroat të Renovës, Amir Kahrimanoviç.

Edhe pse ky i fundit me skuadrën nga Xhepçishti kishte kontratë deri qershorin e vitit 2023-të, shpërbërja e  klubit të Renovës bëri që ai të mbetet një futbollistë i lirë, ndërsa si duket oferta e drejtuesve të skuadrës nga Shijaku, kishin joshur 23-vjeçarin për të pranuar ofertën që të luaj në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Kahrimanoviç skuadrës së Renovës iu bashkua gushtin e vitit 2021, duke zhvilluar 14 ndeshje dhe duke realizuar 1 gol.

Përveç Renovës, kroati është aktivizuar edhe me Drava Ptuj në Slloveni apo me Wolfsberg në Austri, teksa eksperienca e tij pritet ta ndihmojë së tepërmi Erzenin në objektivat e sezonit.

Kujtojmë Kahrimanoviç është transferimi i tetë në këtë merkato pas Dashamir Xhikës, Fernandinhos, Peposhit, Hasanbellit, Krasniqit, Iljazit dhe Florian Kadriut. (infOSport.mk)

Leave a Reply