E premtja e sotme është e rezervuar për finalen e madhe të turneut tradicional “ LIRIA 2022 ”, që do të luhet në hapësiar e shkollës “Liria” me fillim në ora 20:30.
Dy skuadrat që do të luajnë në finalen e madhe janë Arena Sport Hotël nga Kumanova dhe Luomo Caffe nga Shkupi.
Para finales ora 19:30 do të ketë një ndeshje mes fëmijëve të ekipit “ Internacional ” U12, që më pas të vijon edhe ndeshja reviale mes veteranëve të futsallit, ku do të paraqiten emra të njohur për opinionin në vend.
Gjithashtu në këtë finale organizatorët, treshja Taulant Ismaili, Eljesa Neziri dhe Orhan Ibishi, emra të mëdhenj të futsalit në vend, por edhe më gjërë kanë paralajmëruar mysafir të ndryshëm, ku përveç sportistëve, pritet që prezent të jenë edhe figura politike dhe instuticionale. (infOSport.mk)