Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani do të jetë kundërshtarë i FC Shkupit në ndeshjet “play-off” të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Kjo u mësua pasi mbrëmjen e kaluar, skuadra e Ballkanit eliminoi ekipin e Klaksvik nga Ishujt Faroe në kuadër të turit të tretë eliminatorë.
Pas fitores 3:2 në Prishtinë, Ballkani u mund 2:1 në transfertën në Torshavn, ashtu që penaltitë vendosën fituesin e këtij takimi.
Aty më të suksesshëm dolën të jenë futbollistët e Ilir Dajës, që triumfuan me rezultatin 4:3, duke siguruar në këtë mënyrë një dy luftim me kampionët e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupin.
Kujtojmë “bardheblutë” nga Çairi u eliminuan në raundin e tretë të Liga Europa përballë kampionëve të Iralndës, Shamrok Rovers, ashtu që tashmë grupet e Ligës së Konferencës do ti kërkojnë përmes Ballkanit nga Suhareka, te e cila skuadër rolin e drejtorit Sportiv e luan ish futbollisti i FC Shkupit, Nderim Nexhipi. (infOSport.mk)