Erzeni godet sërish në merkato, transferon ish futbollistin e FC Shkupit dhe Struga Trim Lum

Skuadra e Erzenit nga Shijaku, që edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë, vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa së fundmi kjo skuadër ka angazhuar sih futbollistin e FC Shkupit, Florian Kadriun, i cili së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Pasi nuk vazhdoi kontratën me skuadrën strugane, Kadriu ishte një agjent i lirë, mirëpo jo edhe tani, kur veçmë është prezantuar te skuadra e tij e re.

Florian Kadriu nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptarë, pasi i njëjti më parë kishte luajtur me Tiranën dhe Teutën, ndërsa gjithashtu kishte pasur një aventurë një vjeçare edhe në futbollin azer, duke luajtur me ekipin e FK Sabail.

Ndryshe, karrierën e tij Kadriu e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Vëllazërimit nga Kërçova, ndërsa në futbollin tonë vendor gjithashtu kishte luajtur edhe me FC Shkupin, Rabotniçkin, Renovën dhe Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply