Lista përfundimtare për çmimin më prestigjioz individual është zbuluar sonte. “France Football” ka lajmëruar listën e të nominuarve për “Topin e Artë” për meshkujt më 2022, me lojtarin më të mirë në Europë që pritet të prezantohet zyrtarisht në një ceremoni që do të mbahet në tetor.
Karim Benzema i Real Madridit konsiderohet favorit pasi që i ndihmoi “mbretërit” të fitojnë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por janë edhe shumë emra të tjerë që do të jenë në garë.
Lionel Messi vazhdon ta mban rekordin me 7-të “Topa të Artë”, ku për herë të fundit e fitoi në vitin 2021. Megjithatë, argjentinasi ka pasur një sezon debutues të vështirë me Paris Sen Zhermenin, derisa po kërkon ta rikthejë formën këtë sezon.
Në listë për më të mirët nuk është as Nejmar, kurse Liverpull dominon si skuadër me 6 kandidat për ta fituar këtë trofe.
Lojtarët e nominuar për “Topin e Artë”: |
Thibaut Courtois – Real Madrid |
Rafael Leao – AC Milan |
Christopher Nkunku – RB Leipzig |
Mohamed Salah – Liverpool |
Joshua Kimmich – Bayern Munich |
Trent Alexander-Arnold – Liverpool |
Bernardo Silva – Manchester City |
Luis Diaz – Liverpool |
Robert Lewandowski – Barcelona |
Riyad Mahrez – Manchester City |
Casemiro – Real Madrid |
Heung-Min Son – Tottenham |
Fabinho – Liverpool |
Karim Benzema – Real Madrid |
Mike Maignan – AC Milan |
Harry Kane – Tottenham |
Darwin Nunez – Liverpool |
Phil Foden – Manchester City |
Sadio Mane – Bayern Munich |
Sebastian Haller – Dortmund |
Luka Modric – Real Madrid |
Antonio Rudiger – Real Madrid |
Cristiano Ronaldo – Manchester United |
Kevin De Bruyne – Manchester City |
Dusan Vlahovic – Juventus |
Virgil van Dijk – Liverpool |
Joao Cancelo – Manchester City |
Kylian Mbappe – PSG |
Erling Haaland – Manchester City |