Egzon Belica dhe Partizani janë ndarë edhe përfundimisht. Mbrojtësi strugan dhe klubi nga kryeqendra shqiptare kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën, me ç’rast drejtuesit e Partizanit kishin shfrytëzuar rastin për të falënderuar Belicën për kontributin e tij të dhënë me fanellën e kuqe për gjatë këtyre viteve.
Egzon Belica i Partizanit i bashkohet Shkëndijës!?
Belica “Demave të Kuq” iu bashkua janarin e vitit 2018-të, dhe brenda këtyre 4 viteve e gjysmë, i njëjti me fanellën e kuqe kishte zhvilluar plotë 180 ndeshje, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e këtij edicioni në kuadër të Ligës së Konferencës.
Belica te Partizani ishte transferuar si agjent i lirë, ndërsa për shpejtë kohë ai u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, e ku si rjedhojë arriti edhe deri te shiriti i kapitenit.
Njoftimi i Klubit të Partizanit për ndarjen me Belicën:
𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🗣️FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.