Alen Jasharoski edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj me skuadrën e Voska Sport. Edhe pse ky i fundit që edicionin e kaluar iu bashkua kësaj skuadre, vetëm tani është prezantuar nga drejtuesit e Voska Sport, të cilët me sulmuesin shkupjan kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, njofton “infOSport.mk”.
Jasharoski stërvitej tash disa muaj me rradhë me Voska Sport, mirëpo për shkak problemeve të dokumentacionit që kishte me ish ekipin e tij, Skopje, i njëjti nuk arriti të ndihmojë këtë skuadër sezonin e kaluar, për tu ngjitur në mesin e më të mirëve.
Jasharoski është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, teksa i njëjti në elitën e futbollit vendor numëron rreth 200 ndeshje, ku ka shënuar edhe 47 gola. Më së shumti gola numëron me Makedonija GJ.P, (16), ndërsa 13 gola kishte realilzuar me FC Shkupin.
Ndryshe përveç këtyre dy skuadrave shkupjane, Jasharoski, gjithashtu kishte luajtur edhe Metalurgun, Rabotniçkin, Skopjen, EuroMilkun, Horizont Turnovën dhe Renovën, ndërsa gjithashtu edicionin 2018/2019 luajti me shumë herë kampionët e Kosovës, FC Prishtinën.
Me angazhimin e Jasharoskit, Voska Sport pa dyshim se ka përfituar në cilësi në repartin e sulmit, aty ku do të ndihmohet edhe nga Ensar Luma, por edhe kapiteni Izair Emini. (infOSport.mk)