Çfarë nuk po shkon te Shkëndija!? Pse Ballistët  po “shantazhojnë” presidentin Besnik Ibraimi!

Një ndër tifogrupet më të mëdha shqiptare, “Ballistët”, që mbështesin ekipin e   Shkëndijës nga Tetova, kohën e fundit vazhdimisht po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit, Besnik Ibraimi.

Por vallë, pse…?

Ballistët thonë se Ibraimi vazhdimisht po i injoron dhe po i përbuz ata, ndërsa një gjë e tillë është e patolerueshme, ndaj dhe janë të gatshëm të marrin masa më radikale, vetëm e vetëm që ta largojnë kryetarin aktual, që e ka skuadra e tyre e zemrës.

Ata paralajmërojnë haptazi Ibraimin, duke e “shantazhuar”, se shumë shpejtë në shesh do t’ia nxjerrin të gjitha pisllëqet që ka bërë në krye të klubit emblem për shqiptarët e Maqedonisë por dhe më gjërë.

NE BALLISTËT, JO TI “BESNIKU I FAMSHËM PASANIK” !!!

BALLISTËT TETOVË 1992”, e përfundojnë shkrimin e tyre “Ballistët” në faqen e tyre zyrtare, të cilën mund ta lexoni të plotë pak më poshtë:

“ISHTE LUTJA DHE DJERSA JONË NË VITIN 2013 QË EKOLOGU TË JETË PRANË SHKËNDIJËS DHE BALLISTËVE!

A E MERITOJNË TANI BALLISTËT KËTË INJORRANCË DHE PËRBUZJE NGA KRYETARI AKTUAL BESNIK IBRAIMI, I CILI ME MERITËN TONË E GËZON ATË POST ?!

NE KEMI VETËM NJË VENDIM:

TË LARGOHET SA MË SHPEJT PREJ ATY DHE TË JEP DORËHEQJE SA MË PARË NGA KLUBI I ZEMRËS !!!

PËRNDRYSHE DO TË VAZHDOJMË ME SJELLJE RADIKALE DHE AKTIVITETE TË VAZHDUESHME DERI NË ARITJEN E QËLLIMIT!

MË KONKRETISHT DO TI SHPALOSIM TË GJITHA PISLLËQET TË CILAT I KA BËRË NË SHKËNDIJË GJATË PERIUDHËS SI KRYETAR I KLUBIT!!!

NE BALLISTËT, JO TI “BESNIKU I FAMSHËM PASANIK” !!!

BALLISTËT TETOVË 1992”.

Leave a Reply