Charles De Ketelaere ka shënuar golat e parë me fanellën e Milanit në një ndeshje miqësore para-sezonale kundër skuadrës së Serie C, Pergolettese, ndaj së cilës skuadër shënoi fitore 7:1.
De Ketelaere filloi ndeshjen si titullar, duke realizuar hat-trik që në pjesën e parë apo më saktë brenda 26 minutave, duke shënuar një penalti, një goditje me kokë dhe një goditje me këmbën e majtë.
Talenti 18-vjeçar Marko Lazetiç realizoi dy gola, ndërsa Tommaso Pobega dhe Jasin Adli gjithashtu e gjetën veten në listën e rezultateve me nga një gol.
Ndeshja e radhës së Milanit është takimi i javës së parë në Serie A kundër Udineses më 13 gusht, në të cilën De Ketelaere do të shpresojë të bëjë debutimin e tij në futbollin italian.