Zaharievski flet përgatitjet, futbollistët e rinj dhe ndeshjen me Pobedën

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri 2022/23 në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë Pobeda e Prilepit, skuadër kjo që rikthehet në mesin e më të mirëve pas plotë 3 viteve.

Ndeshja e sotme në qytetin e bukur të Strugës do të jetë e para zyrtare mes këtyre dy skuadrave. Në prag të këtij takimi për faqen zyrtare të Struga Trim Lum ka folur trajneri Srgjan Zaharievski, i cili ka folur për fazën e përgatitjeve, futbollistët e rinj si dhe ndeshjen e sotme me Pobedën.

“Përgatitjet shkuan shumë mirë. Futbollistët ka kryer stërvitjet maksimalisht, me shumë përkushtim dhe të angazhuar, për çka edhe janë të paguar. Futbollistët e rinj po përshtaten ngadalë në sistem dhe detyrat që u kërkohen dhe gjaku i freskët që na duhej në klub na shton oreksin dhe shpresojmë për rezultate më të mira se sezonin e kaluar. Sa i përket ndeshjes së sotme, uroj që sezonin e ri ta nisim me fitore, e cila do të na hapë rrugën drejt realizimit të objektivave” – është shprehur Srgjan Zaharievski.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Pobedës starton në ora 17:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply