FC Shkupi mbrëmë në Dublin doli të jetë i pafat, pasi në minutën e 8-të, të kohës shtesë pranoi golin e tretë, duke pësuar kështu disfatë 3:1 në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Liga Europa kundër skuadrës së Shamrok Rovers.
Bazuar në atë që skuadra shkupjane e tregoi në fushën e blertë, nuk është për tu habitur, nëse në Shkup do të arrinte epërsinë e dy golave të kundërshtarit, megjithatë një rezultat 2:1, me siguri se do të ju jepte edhe më shumë shpresa “pëllumbave” nga Çairi, shkruan “infOSport.mk”.
Pjesa e parë doli të jetë fatale për ekipin e Goce Sedlloskit, pasi Shamrok Rovers shënoi dy gola, ndërsa në pjesën e dytë “bardheblutë” luajtën shumë më mirë, duke krijuar edhe disa raste të mira për gol, ndërsa e gjithë vëmendjen në këtë pjesë e morri golashënuesi i vetëm i skuadrës tonë përfaqësueses, Ignacio Kueven, i cili në minutën e 77-të me të majtën e tij shënoi një ndër golat më të bukur të mbrëmjes në ndeshjet eliminatorë të Liga Europa.
— DuffyDuck33 (@theunimportant5) August 4, 2022
Megjithatë ky gol u zbeh, fillimisht pas kartonit të kuq të Valid Hamidit, pa shërbimet e të cilit Sedlloski do të duhet të bëjë në Shkup, por edhe pas golit të shënuar nga Geri O’nill në minutën e 98-të, kur vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shamrok Rovers 3, FC Shkupi 1.
Kujtojmë ndeshja e kthimit në Shkup midis këtyre dy skuadrave në program është me datë 9 gusht në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00. (infOSport.mk)