FC Shkupi ndahet me senegalezin Danfa

FC Shkupi dhe senegalezi Mamadu Danfa kanë ndarrë rrugët vetëm pas 6 muajve jo të plotë, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari edhe pse shënoi golin e parë europian për FC Shkupin këtë edicion, i njëjti nuk u paraqit fare në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampionëve në Shkup kundër Dinamo Zagrebit,  ndërsa gjithashtu nuk u paraqit edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Shamrok Rovers, në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës Europa.

Kjo solli edhe deri te ndarja mes dy palëve, edhe atë përmes rrugës së marrëveshjes.

Senegalezi te FC Shkupi erdhi me 15 shkurt të këtij viti nga rradhët e skuadrës ukrainase të Kolos Kovalinka, ndërsa i njëjti në 10 ndeshje kampionale, nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Golin e tij debutues me fanellën e skuadrës nga Çairi, Danfa e gjeti në ndeshjet e këtij edicioni në Europë, kur kishte shënuar golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Lincoln RED IMPS në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply