FC Shkupi sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Liga Europa kundër skuadrës irlandeze të Shamrok Rovers.
“Tallaght Stadium” në Dublin do të jetë arena e parë e përballjes ndërmjet kampionit të vendit tonë dhe asaj kampione të Irandës.
Për FC Shkupin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Liga Europa, e nëse do e arrinin një gjë të tillë, atëherë skuadra nga Çairi, së paku do të kishte siguruar edhe kualifikimin për në grupet e Ligës së Konferencës, në rast se do të eliminohej në ndeshjen finale të Liga Europa para hyrjes në grupe.
Kutojmë për të ardhur deri në këtë raund, FC Shkupi eliminoi fillimisht kampionët e Lincoln RED IMPS nga Gjibraltari, që më pas në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve të eliminohen nga Dinamo Zagrebi me rezultatin e përgjithshëm 3:2.
Në rast të kualifikimit tutje, në fazën “play-off” të Liga Europa, FC Shkupi do të ndeshej me humbësin e turit të tretë të Ligës së Kampionëve midis Karabagut nga Azerbejxhani dhe Ferencvaroshit nga Hungaria.