Pas Alioskit edhe një shqiptarë tjetër transferohet në Superligën turke

Pas Ezgjan Alioskit, i cili gjatë ditës së djeshme u prezantua te Fenerbahçe, një tjetër futbollistë shqiptarë do të provojë vetën në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për futbollistin me origjinë nga Kosova, Bersant Celina, i cili do të veshë fanellën e Kasimpasha, aty ku do të jetë shok skuadre me  bashkëpatriotin e tij, Florent Hadërgjonaj.

Celina, i cili është në pronësi të skuadrës franceze të Dizhon, sezonin e fundit luajti në Angli te skuadra e Ipsuiç Taun, për të cilën realizoi 6 gola.

Njëjtë sikurse Alioski te Fenerbahçe, që do të luaj në formë huazimi, poashtu edhe Celina do të luaj te Kasimpasha, pasi i njëjti ka kaluar në huazim nga francezët e Dizhon. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply