Të shtunën edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë. Nderin për ta hapur sezonin 2022/2023 do të kenë Struga Trim Lum dhe Pobeda, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën në qytetin e bukur të Strugës me fillim në ora 17:30, njofton “infOSport.mk”.
Të dielën në program do të jenë vetëm dy ndeshje. Sileksi në Kratovë do të mirëpret Rabotniçkin, derisa në Strumicë Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Bregallnicës.
Pas largimit të Renovës nga garat, Makedonija GJ.P është skuadra që do të jetë e lirë në xhiron e parë, derisa ndeshjet e dy skuadrave tona përfaqësuese në garat europiane, FC Shkupit dhe Shkëndijës, janë shtyrë për më andej.
Kështu Shkëndija ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes do ta zhvillojë me datë 17 gusht, ndërkohë FC Shkupi ndeshjen e paraparë kundër Tikveshit në Kavadar, do ta zhvillojë me datë 7 shtator. (infOSport.mk)