Barça buzëqesh më në fund, mund të regjistrojnë lojtarët e rinj

Barcelona buzëqesh më në fund. “Katalunasit” tashmë mund të fillojnë me regjistrimet e lojtarëve, pasi zyrtarisht kanë shitur 24.5 % të aksioneve të Barça Studio.

“Socios.com” ka derdhur 100 milionë euro në arkat e klubit spanjoll dhe këtë e konfirmojnë vetë këta të fundit përmes faqes së tyre zyrtare.

Kjo marrëveshje synon përshpejtimin e rritjes së strategjisë audioviziale dhe blockchain të klubit.

Me paratë e siguruara deri më tani, Barcelona mund të sigurojë regjistrimin e lojtarëve të rinj që kë afruar në skuadër, si Levandovski, Rafinja apo Kunde.

Leave a Reply