Sezoni i ri futbollistik nis nga Struga e bukur, Struga Trim Lum mirëpret Pobedën

Qyteti i bukur i Strugës dhe skuadra shumë simpatike e Struga Trim Lum do të kenë nderin të hapin siparin për sezonin e ri futbollistik 2022/2023 në Ligën e Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum që po zhvillon edicionin e katërt në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, sezonin e ri do ta nis kundër Pobedës nga Prilepi, skuadër kjo që rikthehet në mesin e më të mirëve, pikërisht pas katër viteve.

Ndeshja në fjalë në program është me datë 6 gusht (e shtunë), dhe do të jetë e para zyrtare mes këtyre dy skuadrave, duke pasur parasysh se vitin kur Pobeda u largua nga elita e futbollit vendor, Struga Trim Lum ishte ngjitur në Ligën e Parë.

Megjithatë këto dy skuadra matën forcat mes tyre në kuadër të fazës përgatitore, duke u përballur pikërisht në Strugë, aty ku Struga Trim Lum kishte triumfuar me shifrat 2:0, falë golave të shënuar nga Fatjon Jusufi dhe Hogan Ukpa.

Përveç ndeshjes midis Struga Trim Lum dhe Pobedës, që do të zhvillohet të shtunën, pjesa tjetër e ndeshjeve të xhiros së parë do të zhvillohen të dielën, ndërsa mes tyre do të luajnë. (infOSport.mk)

LPFMV, sezoni 2022/23  – Java 1

Struga Trim Lum 06.08 (17:30h) Pobeda
Tikveshi 07.08 (17:30h) FC Shkupi
Shkëndija 07.08 (17:30h) Skopje
Sileksi 07.08 (17:30h) Rabotniçki
Bregallnica 07.08 (17:30h) Ak.Pandev
Makedonija GJ.P e lirë  

Leave a Reply