Ja cilat skuadra e mëdha europiane e presin FC Shkupin në “Play-off” të Liga Europa

FC Shkupi pak më parë mësoi kundërshtarët e mundshëm në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, gjithnjë nëse “pëllumbat” nga Çairi do të eliminoheshin nga Shamrok Rovers në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, ndërsa në rast se arrijnë t’ia dalin përballë skuadrës irlandeze, atëherë skuadra e Goce Sedlloskit do të luante në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, duke përsëritur suksesin e Shkëndijës, shkruan “infOSport.mk”.

Kundërshtarë të mundshëm të FC Shkupit në fazën “play-off” të kpmpeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, janë Gent nga Belgjika, Austria Viena nga Austria, Harts nga Skocia, Omonia nga Qiproja, Sivaspor nga Turqia, Dnjipro nga Ukraina dhe Silkeborg nga Danimarka.


Shkëndija gati të sjellë sërish një gjigand të madh në Shkup! Uest Ham, Fenerbahçe, AZ, i presin në “play-off” kuqezinjtë


Përveç tyre, FC Shkupi në këtë fazë mund të has sërish te Dinamo Zagreb, gjithnjë nëse gjigandët kroat do të eliminoheshin në fazën e tretë të Ligës së Kampionëve nga Ludogoretsi bullgar, por gjithashtu edhe te humbësi nga duelet Sherif – Plzen, Ferencvarosh-Karabah, Zhalgiris-Bodo, Makabi Haifa-Apolon dhe Pjunik-Crvena Zvezda.

Shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Liga Europa do të hidhet nesër me fillim nga ora 13:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply