FC Shkupi bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite, kur është në pyetje shorti për ndeshjet “play-off” të Ligës së Konferencës, ashtu që skuadra nga Çairi në këtë fazë mund të peshkojë ndonjë skuadër më të lehtë, shkruan “infOSport.mk”.
Një ndër kundërshtarët e mundshëm të FC Shkupit në këtë kompeticion mund të jetë edhe skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që ka siguruar një vend për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Deri te përballja midis FC Shkupit dhe Ballkanit do të vinte, vetëm në rast se FC Shkupi do të humbiste ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të Liga Europa përballë irlandezëve të Shamrok Rovers, derisa në anën tjetër Ballkani i Ilir Dajës do të fitonte dyluftimin përballë ekipit të Klaksvik nga Ishujt Faroe.
Përveç Ballkanit, si kundërshtarë të mundshëm të FC Shkupit në “play-off” të Ligës së Konferencës mund të jenë edhe fituesit nga duelet, Vikingur – Leh, RFS Riga – Ibernijans, Zrinjski – Tobol dhe Shakhtar Soligorsk – Kluzh. (infOSport.mk)
Kundërshtarët e mundshëm të FC Shkupit në “play-off” të Ligës së Konferencës: |
|||||||||||||||
|