Klubi i boksit Shkëndija No Limit, mbrëmë për herë të 7-të organizoi turneun ndërkombëtar të boksit “Nata e Kampionëve”, në të cilën 22 boksier performuan në 11 duele shumë interesante, mes tyre edhe boksierët shqiptar si Jasin Lama që kishte debutim në boksin profesionist, Lulzim Ismaili, Ali Ademi dhe natyrisht edhe boksieri i njohur Senad Gashi.
Përveç dueleve të boksit, organizatorët kishin përgatitur edhe dy mirënjohje. Halim Abazi si organizator i këtij eventi, një mirënjohje ndau për kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami për mbështetjen që i dhë këtë vit këtij turneu, ndërkohë mirënjohja e dytë u nda për gazetarin e sportit, Faton Zylbehari për përkrahjen e vazhdueshem që i ka dhënë këtij organizimi nga fillimi i vitit 2016 deri sot.
“Fatoni është njeriu i parë që nga viti 2016-të dhe deri më sot që na ka kuptuar edhe na ka respektuar mbeshtutur në organizimin e këtij turneu”, ka thënë mes tjerash Halim Abazi.