Artim Shaqiri: Kemi nevojë për përkrahjen e “Ballistëve”

Shkëndija të enjten në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret ekipin e Valmieras nga Letonia, ku do të kërkojë kualifikimin për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Rezultati i takimit të parë 2:1 në favor të “kuqezinjëve” na bënë të besojmë shumë te ky sukses, i cili do të ishte i plotë me tifozët “Ballistët”.

Pikërisht trajneri Shaqiri kërkon ndihmën e tyre, që së bashku në fund të festojnë kualifikimin në turin tjetër.

“Kemi një epërsi nga ndeshja e parë, por kjo është ndeshje krejtësisht tjetër që e ka rëndësinë dhe peshën e saj. Ne jemi të përgatitur, e dimë vlerën e ndeshjes dhe tanimë e njohim edhe kundërshtarin. Shpresojmë që edhe tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të jenë lojtari jonë i dymbëdhjetë në këtë ndeshje. Asgjë nuk është e lehtë, por ne duhet të dëshmojmë që fitorja në Letoni nuk ishte e rastësishme” – tha kryetrajneri Artim Shaqiri.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Valmieras në arenën “Todor Proeski” starton në ora 20:00.

Leave a Reply