Të martën i gjithë Shkupi në këmbë për FC Shkupin!

Të martën i gjithë Shkupi në këmbë për FC Shkupin. I madh e i vogël siç thuhet në gjuhën popullorçe të jemi në stadium, në arenën “Todor Proeski”, aty ku skuadra “bardheblu” nga lagjja e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, shkruan “infOSport.mk”.

Rezultati 2:2 nga ndeshja e parë në Zagreb ka entuziazmuar tej mase futbollistët e FC Shkupit, e në veçanti tifozët e kësaj skuadre “Shvercerat”, të cilët të gatshëm presin super përballjen e 26 korrikut.

Ndihma e tyre me siguri se do të jetë e mirëseardhur për ekipin e FC Shkupit, drejtuesit e së cilës skuadër madje kanë dalë me një letër të hapur për gjithë shkupjanët, për të qenë edhe ata prezent në shkallët e stadiumit dhe së bashku të shkruajmë historinë.

Ata njëherit njoftojnë gjithë futbolldashësit, se biletat do të shiten edhe nesër tek sheshi Skënderbeu në Çarshi të Shkupit dhe në stadiumin e Çairit nga ora 12:00 deri në ora 20:00.

Çmimi i një biletë është shumë simbolik, 150 denarë. (infOSport.mk)


TË MARTËN I GJITHË SHKUPI NË STADIUM! 🤩💪

Të dashur qytetarë të Shkupit dhe përkrahës të klubit tonë, F.C SHKUPI ditën e Martë është një hap larg për të shkruar histori dhe të kualifikohet në raundin e tretë në Uefa Champions League, andaj për të realizuar këtë kemi nevojë edhe për përkrahjen tuaj!

Ju rikujtojmë që biletat e ndeshjes do të vazhdojnë të jenë në shitje edhe ditën e nesërme. Biletat do të mund ti gjeni tek sheshi Skënderbeu në Çarshi të Shkupit dhe në stadiumin e Çairit nga ora 12:00 deri në ora 20:00.

Çmimi i biletave do të jetë 150 denarë.

Çmimi i biletave VIP JUG do të jetë 300 denarë.

Çmimi i biletave VIP VERI do të jetë 1000 denarë.

SË BASHKU DO TË SHKRUAJMË HISTORI!


 

Leave a Reply