Mura dhe Domzhale kanë zhvilluar një super ndeshje të dielën në elitën e futbollit slloven. Ndeshja që u zhvillua në Murska Sobota dhuroi shumë emocione, kthesa në rezultat, plotë 7 gola dhe në fund fitore 4:3 të NK Mura, e ku si protagonistë kryesor doli të jtë futbollisti shqiptarë, Mirlind Daku, njofton “infOSport.mk”.
Ylli kosovar realizoi dy gola për NK Mura, duke e ndihmuar këtë skuadër që të rikthehet në lojë, pas disavantazhit 1:3 që kishte gjatë 45 minutave të para.
Daku golin e tij të parë në këtë ndeshje e kishte realizuar në minutën e 17-të, mirëpo më pas mysafirët shënuan 3 gola të njëpasnjëshëm, për të shkuar në pushim me rezultatin 3:1.
Daku vazhdoi të besoj tek triumfi, derisa në minutën e 61-të ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2:3, duke i hapë rrugë golit të Bobicanec, i cili gjatë pjesës së parë kishte humbur një penalti, por jo edhe në minutën e 71-të, kur barazoi shifrat në 3:3, ndërkohë në minutën e fundit të takimit Petkoviç i siguroi fitoren skuadrës së Muras, që në dy xhirot e para të sezonit të ri në elitën e futbollit slloven ka regjistruar një fitore dhe një disfatë.
Me 3 pikë të tubuara, Mura renditet në pozitën e 5-të, ndërsa Domzhale e Zeni Husmanit, i cili luajti për gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 86-të, renditet në pozitën e 9-të, me vetëm 1 pikë.
Kujtojmë, Mirlind Daku e nisi mbarë këtë edicion, teksa shënoi dy gola edhe në tre ndeshjet eliminatore të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)