Lids Junajted si duket nuk mundet pa futbollistë shqiptarë në rradhët e veta. Pas largimit të Ezgjan Alioski, drejtuesit e kësaj skuadre janë vënë pas sulmuesit shqiptarë të Fenerbahçes, Mërgim Berisha.
Gazetari turk, Osman Xhengiz ka raportuar se drejtuesit e skuadrës angleze tashmë kanë kontaktuar Berishën dhe i kanë ofruar një kontratë katër vjeçare.
Për tu bindur Fenerbahce të heq dorë nga ylli kosovar duhet paguhet shuma prej 5 milionë eurove. Gjithsesi Berisha ende nuk ka kthyer përgjigje dhe po mendohet, pasi para vetës ka edhe oferta nga Bundesliga, konkretisht nga skuadra e Shtutgartit, edhe pse nuk përjashtohen ofertat e Shalke 04 dhe Majnc.
24-vjeçari në sezonin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime.