La Fiorita duket se i ka humbur krejt shpresat për ta përmbysur rezultatin ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit, në kuadër të turit të dytë eliminatorë në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga San Marino në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi u mund 4:0 nga Ballkani, ndërsa që problemet të jenë edhe më të mëdha, kjo skuadër drejt Prishtinës do të duhet të udhëtoj pa 4 futbollistë, si: Lunadei, Zafferani, Vitaioli dhe Pellegrino.
Që të gjithë këta nuk do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, mirëpo jo për shkak të ndonjë lëndimi, apo suspendimi, por thjeshtë për arsye pune.
Një gjë të tillë bënë të ditur televizioni “San Marino RTV”, që njofton se këta katër lojtarë do të mungojnë “për arsye pune”.
Pra, ata e kanë zgjedhur punën para lojës me Ballkanin në Ligën e Konferencës, aty ku skuadra kosovare ndodhet pranë kalimit në raundin e tretë eliminatorë.
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe La Fioritas në program është të martën më fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)