Ish sulmuesi i Renovës debuton me gol në elitën e futbollit skocez!

Ish sulmuesi i Renovës, Bojan Miovski, i cili gjatë kësaj merkatoje u transferua në rradhët e skuadrës së njohur skoceze të Aberdin, ka bërë një super debutim me skuadrën e tij të re, duke shënuar golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Raith, shkruan “infOSport.mk”.

Miovski shënoi golin e parë për Aberdin, edhe atë vetëm pas 6 minutave lojë, kur fillimisht përfitoi penaltinë, të cilën më pas edhe e kurorëzoi me gol.

Ros McCrorie në minutën e 39-të dyfishoi epërsinë, ndërsa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Aberdin 3, Raith 0 e vendosi Hayes në minutën e parë të pjesës së dytë.

Pas kësaj epërsie komode, trajneri i Aberdin vendosi që ta largojë nga loja Miovskin në minutën e 58-të, ndërsa i njëjti me siguri se do të jetë një armë e fortë për sulmin e skuadrës skoceze, që vite më parë luante kundër Shkëndijës në kuadër të Liga Europa. (infOSport.mk)

Leave a Reply