Shkëndija ka shënuar fitore minimale 2:1 në transfertën kundër Valmiera në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo pa dyshim një fitore e madhe për “kuqezinjtë”, që në këtë mënyrë po rikthehet fuqishëm në skenën europiane. Fitoren e sotme ndaj letonezëve të Valmiera e paralajmëroi Lupçdo Doriev që në minutën e 9-të, ndërsa kur të gjithë mendonin se 45 minutëshi i parë do mbyllet me golin e vetëm të “kuqezinjëve”, ashtu nuk mendoi sulmuesi senegalez, Xhibril Gueye, i cili fare në fund barazoi shifrat në 1:1.
Pjesa e dytë na dhuroi vetëm një gol, edhe atë të Sidrit Gurit, që në këtë mënyrë arriti të shënojë edhe golin e dytë në ndeshjen e tij të tretë europiane këtë edicion me fanellën e Shkëndijës.
Guri realizoi në minutën e 63-të, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës tetovare.
Ndeshja e kthimit në program është një javë më vonë në Shkup, aty ku Shkëndija pritet të sigurojë kualifikimin për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)