LPFMV, njihuni me orarin e ndeshjeve të sezonit 2022/23

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ku edhe është përpiluar kalendari për të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, në të cilin përveç dy kampionëve të fundit, FC Shkupit dhe Shkëndijës, fuqishëm në garë për titullin e kampionit, apo për vendet e Europës futet edhe skuadra tjetër shqiptare e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Në xhiron e parë që nuk na solli edhe ndonjë ndeshje derbi kampionët e FC Shkupit do të përballen me Tikveshin në Kavadar, Shkëndija do të luaj ndaj Skopjes në Tetovë, ndërkohë Struga Trim Lum do të mirëpret Pobedën, skuadër kjo që u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Derbi i parë i madh midis Shkëndijës dhe FC Shkupit do të zhvillohet me datë 17 shtator në stadiumin e qytetit të Tetovës, ndërkohë Besart Ibraimi, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, por edhe në historinë e Shkëndijës, i cili sezonin e ri do të luaj me fanellën e Struga Trim Lum, ndeshjen e parë zyrtare ndaj ish skuadrës së tij do ta zhvillojë me datë 28 gusht, edhe atë në stadiumin e Tetovës, aty ku Ibraimi ka shumë kujtime të mira me “Ballistët” dhe gjithë tifozët tetovar, me të cilët ka ndarë shumë moment gëzimi pas golave të shumtë të shënuar me fanellën “kuqezi”.

KËTU mund të shihni edhe orarin e plotë të 22 xhirove të para në elitën e futbollit vendor që do të zhvillohet sipas sistemit berger. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply