Ylli i ri i Dortmund Haller, diagnostikohet me tumor në testikuj

Sebastian Haller duhet të largohej nga faza përgatitore me Borusia Dortmund, pasi është zbuluar që ka tumor në testikuj. Gjithçka bëhet e ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet rrjeteve sociale, ku tregohet se gjatë testeve mjekësore u shfaq rezultati i papritur.

28- vjeçari i afruar për sulmin nga Ajaksi u ankua gjatë seancës stërvitore në ditën e sotme se nuk ndihej mirë. Kështu u zbulua më pas për ekzistencën e tumorit.

“Ky lajm sot shokoi Sebastien Haller dhe të gjithë ne. E gjithë familja e Borusias i uron Sebastian-it shërim të plotë dhe të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur që ne të mundemi ta përqafojmë. Do bëjmë gjithçka që mundemi dhe të sigurohemi se lojtari të marrë trajtimin më të mirë”, – u shpreh drejtori sportiv Sebastian Kehl.

Më pas Borusia Dortmund ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij dhe asnjë pyetje të mos bëhet. Informacioni shtesë ndërkohë do jepet sapo të ketë dhe do tregohet nga klubi gjerman në konsultim me lojtarin.

 

Leave a Reply