Nesër shorti për sezonin 2022/2023 në Ligën e Parë, Renova mgjithatë do garojë

Nesër në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për ndeshjet e sezonit 2022/2023 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të Renovës nga elita e futbollit vendor, skuadra nga Xhepçishti do të garojë edhe në sezonin e ri, bashkë me Akademia Pandevin, skuadër kjo që me shumë gjasa sezoni i ri do ta gjejë me sponzor të rinj.

Kujtojmë dy skuadrat e reja që do garojnë në mesin e më të mirëve sezonin që vijon, do të jenë Pobeda dhe Sileksi, ndërkohë nga liga u larguan Boreci dhe Pelisteri. (infOSport.mk)

Leave a Reply