Ditëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e ish futbollistit Lorik Cana e cila bëri bujë rreth mundësisë për shpërnguljen e tij në Shkup. Nga informacione të afërta me ikonën e futbollit shqiptar kuptojmë se Cana është në proces të blerjes së një banese në kompleksin Modi Living në Butel të Shkupit. Ylli i Kombëtares Shqiptare të futbollit, që la gjurmë edhe në futbollin ndërkombëtar duke qenë pjesë e ekipeve PSG, Marsej, Lazio, West Bromwich Albion, Fenerbahçe etj. ka kohë që ka shprehur dëshirën për të pasur konak në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Ndryshe, Cana ka bërë të ditur se ka edhe familjarë të shumtë në Shkup, gjë që shton dyshimet për shpërngulje të mundshme në Shkup?!