Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Ramani prezantohet te Pobeda

Kofirmohet lajmi i “infOSport.mk”. Hamza Ramani, mesfushori i talentuar shkupjan gjatë ditës së sotme është prezantuar te Pobeda, skuadër kjo që ditë më parë edhe zyrtarisht prezantoi dy përforcimet tjera Toshe Delov dhe Hristijan Kocev.

Lajmin për transferimin e Ramanit te Pobeda, “infOSport.mk” e kishte publikuar që dy ditë më parë, ndërsa sot erdhi konfirmimi edhe nga drejtuesit e Pobedës, të cilët gjithashtu kanë arritur marrëveshje edhe me shkupjanin, Lavdrim Fazliu, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P.


Pas Lavdrim Fazliut, Pobeda e Prilepit angazhon edhe një tjetër futbollistë shqiptarë! 

                                      → Gjithmonë të parët dhe të saktë – www.infosport.mk 


Kjo dyshe shqiptare te Pobeda do i bashkohet dyshes strugane, Atdhe Mazari dhe Agon Hani. Ky i fundit te skuadra nga Prilepi vjen nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa bëhet fjalë për një mbrojtës të krahut të majtë.

Sa i përket Ramanit, Pobeda me angazhimin e tij do të përfitoj në shumë cilësi në mesfushë, aty ku shkupjani edicionin e kaluar ishte njëri ndër më të mirët te Bellasica. Ndryshe Ramani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e parë të FC Shkupit, me Vëllazërimin  dhe me Veleshtën. (infOSport.mk)

Leave a Reply