Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është shumë pranë transferimit te skuadra tjetër londineze e Uest Ham.
Një gjë të tillë njofton gazetari i njohur italian, Fabricio Romano. Sipas tij Broja do të vendosë me kujdes të ardhmen e tij dhe së shpejti, ndërkohë që Uest Ham është duke biseduar me Çelzin për shifrat e sulmuesit të talentuar shqiptar.
Shifra prej 38 milion eurove si duket do të bind drejtuesit e Çelzit për të lënë të lirë futbollistin shqiptarë, për shërbimet e të cilit interesoheshin edhe shumë skuadra të tjera, mirëpo si duket Broja sërish do të mbetet në Premierligë, aty ku edicionin e kaluar tërhoqi vëmendjen e shumë menaxherëve me paraqitjet e tij me fanellën e Sauthemptonit.