Struga Trim Lum mund me stil Egnatian nga Superliga shqiptare

Struga Trim Lum ka mundur 4:2 skuadrën e Egnatias në miqësoren e zhvilluar sot në qytetin e bukur të Strugës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Zaharievskit ishte kundërshtarë dukshëm më i mirë në këtë përballje, në të cilën golin e parë dhe të vetëm gjatë 45 minutave të para e realizoi Flamur Tairi.

Kapiteni strugan morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë dhe nuk gaboi, duke mposhtur portierin mik për rezultat 1:0.

Edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Struga Trim Lum, që vetëm pas pak minutave të kaluara në këtë pjesë, me anë të bomberit, Besart Ibraimi, shënoi edhe golin e dytë. Edhe ky gol erdhi nga penaltia, ndërsa diku pas një ore lojë Fatjon Jusufi me një proektil të vërtetë nga jashtë zonës shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e rrogozhinasve.

Mirëpo këtu nuk u ndalën të përzgjedhurit e trajnerit Zaharievski, të cilët nanë  minutën e 68-të përmes një kundërsulmi të shpejtë, arritën të shënojnë edhe golin  e katërt që mban firmën e Zija Merxhanit.

Një nisje e mbarë kjo për futbollistët e rinj të ardhur gjatë kësaj merkatoje te Struga Trim Lum, skuadër kjo që ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 23 korrik kundër Poedës. (infOSport.mk)

Leave a Reply