Shpresa e rradhës dhe e madhe e klubit të mundjes “Liria”, por edhe mundjes në vendin tonë, Omer Memedi, paraqitjet e shkëlqyeshme në Europianin U15 në Zagreb të Kroacisë, i kurorëzoi duke e fituar medaljen e bronztë.
Në finalen e vogël të kategorisë deri më 68 kg, në një sfidë të jashtëzakonshme dhe pas një beteje të vërtetë, Memedi ngadhnjeu me rezultatin 8-6 kundër ukrainasit Dmytro Postovyi, duke fituar medaljen e bronztë.
E njëjta, është e para në historinë e mundjes së Maqedonisë së Veriut në Kampionatet Europiane U15.
Omer Memedi është vazhdimësi e mundësave më potencial të madh, produkt të klubit të mundjes Liria dhe fitues i rradhës i medaljes europiane, pas Elmedin Sejfullaut e Besir Alilit.