Ndeshja e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës midis Makedonija Gj.P dhe CSKA Sofjes nga Bullgaria do të zhvillohet në Shkup. Një gjë të tillë njoftuan nga tabori i skuadrës nga Gjorçe Petrovi, që si fituese e Kupës, garat europiane i nisi direkt nga raundi i dytë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.
Kështu bie në ujë pista Strumica, që kishte dalë si opcion për zhvillimin e takimit, pas ndodhive të fundit në vendin tonë, kur propozimi francez për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje , ishte përcjellë me protesta në vendin tonë.
Kjo kishte shkaktuar frikë te skuadra kundërshtare, drejtuesit e së cilës kishin kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Strumicë, mirëpo kjo mbetet vetëm si një kërkesë, pasi me vendim të FFM-së në bashkëpunim me UEFA-n, u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet tek stadiumit kryesor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Kësisoj, të enjten me fillim në ora 17:30, Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit do të kërkoj të bëjë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Shkup. (infOSport.mk)