Luante në Kosovë te Llapi, ndërsa tash e pret transferimi te gjigandët turq të Beshiktashit!

Pas largimit të Domagaj Vida nga skuadra e Beshiktashit, drejtuesit e skuadrës së njohur turke kanë intensifikuar kërkimet për një qendërmbrojtës, pavarësisht transferimit të marokenit, Romain Saiss, i cili për një shumë prej 8 mln euro erdhi nga rradhët e skuadrës angleze të Vulverhempton.

Beshiktashi, siç raportojnë mediat në Turqi tashmë po tenton transferimin e mbrojtësit  premtues të skuadrës së Çaykur Rizespor, Emirhan Topçu.

Të rënë dakord me skuadrën e “Detit të Zi” për çdo çështje, bardhezinjtë po tentojnë të rregullojnë detajet e fundit të transferimit të 21-vjeçarit, Topçu.

Drejtori sportiv i Beshiktashit, Xhejhun Kazanxhë, deklaroi se do të shtojnë lojtarë të rinj në skuadër dhe se mund të rekrutojnë edhe dy futbollistë të tjerë, qoftë vendas apo edhe të huaj.

Mësohet se teksa “bardhezinjtë” po vazhdojnë kontaktet për transferimin e Emrexhan Uzunxhan nga Istanbulspor, po ndjekin gjithashtu edhe mesfushorin e talentuar 22-vjeçar Emir Umit, aktualisht pjesë e skuadrës rumune të Astra Giurgiu.

Mesfushori shkupjan po ashtu ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës, ndërsa pas shumë ofertave nga klube te ndryshme europiane, Emiri pritet që sezonin e ardhshëm të luaj në Superligën turke, pikërisht me fanellën e Beshiktashit.

Umit, i lindur në Belgjikë, me prindër me origjinë nga Maqedonia, karrierën e kishte nisur te skuadra e Namur, ndërsa në Kosovë kishte luajtur edhe me ekipin e Llapit.  (infOSport.mk)

 

 

 

Leave a Reply