FC Shkupi pak më parë ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të saj në Liga Europa, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, gjithnjë nëse skuadra nga Çairi do të eliminohej në turin e dytë të Ligës së Kampionëve nga ana e Dinamo Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.
Nëse FC Shkupi do të fitonte Dinamo Zagrebin, atëherë do vazhdonte në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një përballje me fituesin nga përballja Ludogorets/Shamrok Rovers, ndërsa nëse skuadra e Goce Sedlloskit do të eliminohej nga gjigandët kroat, atëherë do të luante në turin e tretë të Liga Europa, edhe atë ndaj skuadrës humbëse nga përballja, Ludogorets/Shamrok Rovers.
Ndeshjen e parë në kuadër të turit të tretë të Liga Europa, FC Shkupi do ta zhvillonte në transfertë me datë 4 gusht, ndërsa atë kthyese në Shkup një javë më vonë.
Në rast se FC Shkupi eliminohet nga Liga Europa, do të vazhdojë garat e saj në ndeshjet e “Play-off” të Ligës së Konferencës, për tu përballur me një nga skuadrat humbëse nga ndeshjet e raundit të tretë në Liga Europa.
Në rast se FC Shkupi arrinë të kalojë raundin e tretë të Liga Europa, atëherë me siguri që do të luante në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa njëkohësisht do të luftonte që përmes “play-off” të siguroj një vend për në grupet e Liga Europa. (infOSport.mk)