Pordenone vjen me një prezantim epik të Arlind Ajetit

Arlind Ajeti është mbrojtësi më i ri i Pordenone, skuadër kjo që aktualisht garon në Serie C në Itali. Shqiptari 28 vjeçar ka lënë Padovan, duke firmosur për dy sezone po në këtë ligë.

Emri i Ajetit lidhej edhe me një transferim të mundshëm te Tirana, mirëpo i njëjti në fund kishte vendosur ti thotë “PO” skuadrës së Pordenone. Ai me këtë skuadër tashmë disa ditë po stërvitej, ndërsa vetëm sot erdhi prezantimi, edhe atë në mënyrë disi të veçantë.

“Çelzi, ju prezantojmë me AA tonë”, – shkruan Pordenone me shaka.

Kujtojmë se dje skuadra e njohur angleze e Çelzit mori Kalidu Kulibali nga Napoli, me Pordenone që ka bërë këtë paralelizëm.

Pas eksperiencave me Bazelin, Frosinone, Torino, Krotone apo Grasshopers, ish-mbrojtësi i Shqipërisë vijon karrierën në ligat e ulëta të Italisë.

Leave a Reply