Shkëndija ka njohur rivalët e saj të mundshëm në rast kalimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija sërish renditet në mesin e skuadrave favorite, ndërsa nëse arrinë të kalojë skuadrën letoneze të FC Valmiera, “kuqezinjtë” në turin e tretë do të prisnin njërin prej fituesve nga përballjet:
Spartak Trnava (Sllovaki) / Newtown (Uells)
Breidablik (Islandë) / FK Budućnost Podgorica (Mali i Zi)
Motherwell (Skoci) / Sligo Rovers (Irlandë)
AIK (Suedi) / Vorskla Poltava (Ukrainë)
Ndeshjet e para të turit të tretë në Ligën e Konferencës do të zhvillohen me 04 gusht, derisa ato kthyese me datë 11.
Kundërshtarin e saj nga gjithsej 8 të mundshmet, Shkëndija do ta mësoj nesër ps shortit final që do të hidhet në Nion të Zvicrës. (infOSport.mk)